
25/02 09:55
Hugo Lloris ka edhe një vit kontratë me Tottenhamin, por portieri francez mund të largohet në fundin e sezonit.
Kapiteni i Spurs ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga Arabia Saudite. Times nuk zbulon klubin që e kërkon, por tregon detaje të tjera.
“Gardianin” 36-vjeçar e pret në futbollin arab një pagë sezonale 3 herë më e lartë sesa ajo që përfiton aktualisht.
Lloris është pjesë e Tottenhamit prej verës së vitit 2012. Portieri i njohur numëron 145 ndeshje me Francën, kombëtare me të cilën fitoi Kupën e Botës në Rusi 2018.
Top Channel