Gjimnastika braziliane në zi, ndahet nga jeta 18 vjeçarja Isabelle Marciniak, vuante nga limfoma 26/12 16:15
Te Milani besojnë te përmbysja e madhe ndaj Interit dhe kualifikimi në finalen e Champions League.
Kuqezinjtë u mposhtën 0-2 në derbin e parë, por do të luajnë gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit të së martës.
Në një prononcim për Milan TV, Tommaso Pobega deklaroi: “E nisëm keq ndeshjen, nuk ia dolëm të vinin në praktikë gjërat që kishim përgatitur.
Në pjesën e dytë u përpoqëm të bënim më shumë, por nuk ia dolëm të ishim konkretë. Ne duam të luajmë menjëherë ndeshjen e kthimit për të synuar përmbysjen.
Tani na pret sfida ndaj Spezias. Do të luajmë në një fushë të komplikuar. Më pas na pret sërish Interi. Do të japim gjithçka në takimin e kthimit”, theksoi mesfushori italian.
Top Channel