Shefi bërthamor i Ukrainës: Kundërofensiva nuk mund të drejtohet në termocentralin Zaporizhzhia

11/05/2023 12:38

Kreu i agjencisë ukrainase të energjisë bërthamore, Petro Kotin, thotë se forcat ukrainase e kuptojnë se do t’iu duhet të kalojnë rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia kur të nisin kundërofensivën e shumëpritur.

Masa të tilla, tha kreu i Energoatom, merren për të shmangur dëmtimin e objektit.

“Ekziston një përgjegjësi që ata duhet të ruajnë integritetin edhe nëse është i pushtuar nga rusët“- tha ai gjatë një interviste në Kiev për CNN.

“Kjo kuptohet plotësisht nga të gjithë, nga ushtria jonë”– tha Kotin, duke shpjeguar se Ukraina mund të rimarrë termocentralin bërthamor pa përdorur forcë, thjesht duke ndërprerë linjat e furnizimit me objektin.

“Nuk është e nevojshme për të përdorur forcën. Ajo që ju nevojitet është thjesht të ndërpritni lidhjen midis NPP Zaporizhzhia dhe Krimesë. Ajo që kërkohet të bëhet është thjesht të rimarrë Melitopolin dhe më pas ju këtë komunikim midis rusëve në NPP dhe zinxhirit të furnizimit dhe linjave të furnizimit ku ata mund të dalin në të vërtetë”- tha ai, duke shtuar se: “Ata do të rrethohen nga forcat ukrainase dhe e vetmja rrugë për të dalë në Krime do të kapet nga ne. Kjo do të thotë se ata do të kenë vetëm dy opsione, ose të dorëzohen ose thjesht të largohen prej andej.”

Më tej, Kotin tha se forcat ruse kishin evakuuar njerëzit nga qyteti aty pranë Enerhodar gjatë 10 ditëve të fundit dhe se ata gjithashtu mund të evakuonin disa persona nga stafi nga uzina. Ai shpjegoi se “të paktën pesë” turne të rradhës të personelit ishin të nevojshme për të operuar uzinën.

Kotin e përshkroi situatën si “kritike”, por tha se rreziku i një fatkeqësie të madhe mbetet “mjaft i ulët”.

“Rusët janë të çmendur, por jo mjaftueshëm të çmendur. Ata kanë ende punëtorë bërthamorë nga Rosatom (agjencia bërthamore ruse), të cilët janë operatorë të centraleve bërthamore dhe teknikisht këta njerëz i kuptojnë rreziqet”– tha ai, duke shtuar se: “Ka shumë ushtarakë (ushtarë), mijëra, të cilët nuk i kuptojnë rreziqet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA