Një biznesmen milioner në Londër është paditur nga fqinji i tij pasi shtëpia me vlerë 4 milionë paundë është ndërtuar tepër afër pronës së tij por ka humbur betejën për sikuracionin £530,000 duke fituar vetëm ndaj kompanisë ndërtimit per kostot ligjore.
56 vjeçari Alex MacPhail, është paditur nga fqinji i tij sipërmarrës Tom Gueterbock, 54 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Helen në vitin 2019, për ‘vjedhje hapësire’ në jug të Londrës pasi qilari shtëpisë është ndërtuar 30 cm brenda hapësirës së shtëpisë së tyre.
MacPhail humbi rreth £530,000 në vitin 2021 kur çështja u mbyll me pagesën prej £237,000 në dëmshpërblim dhe kosto ligjore, £12,000 për riparimin e qilarit, si dhe faturën e vet ligjore prej 283,000 paundë.
Ai solli në gjyq kompaninë ndërtuese dhe kompaninë e sigurimit Allianz Insurance Plc, kur gjykata vendosi se duhet të paguante £530,000 kosto.
Por tashmë pas një apeli në gjykatën e lartë është vendosur se grupi Allianz nuk është përgjegjëse pasi ndërtimi shtëpisë në afërsi të tjetrës nuk ishte një aksident, duke i kaluar përgjegjësinë ndërtuesve per pakujdesi.
Në gjykatë u tha se shtëpia e MacPhail është ndërtuar mes viteve 2015 e 2018 si pjesë e zëvendësimeve të një blloku apartamentesh.
MacPhail – ish-agjent burse dhe tashmë folës motivues ishte ftuar në planin e ndërtimit nga një partner biznesi dhe bleu për £2.5milionë tokën ku ndërtoi shtëpinë e re.
Ndërsa menaxheri i firmës së teknologjisë Gueterbock, biri i deputetit laburist Anthony Gueterbock, Baron i 18-të i Berkley – paditën kur mësuan se shtëpia ishte ndërtuar më afër nga sa ishte deklaruar.
Kalimi mes dy shtëpive prej më pak se 1 metër gjerësi bënte të vështirë daljen në kopshtin e pasëm.
Ata pretendonin gjithashtu se ngushtësia mes ndërtesave shkaktonte zhurmë prej shkeljes së rregullave të distancës.
Por pak para se cështja të shkonte në gjyq MacPhail pranoi t’i paguante çiftit £100,000 për dëmin si dhe të bënte punime në rreth 12,000 paundë për zgjerimin e kalimit.
Por gjithsesi çështja shkoi në gjyq pasi MacPhail argumentonte se kompania ndërtuese Henderson Court kishte përgjegjësi për dëmet.
Pas gjyqit pesë ditor në 2022, gjykatësi mbështeti pretendimin e MacPhail se ai nuk e kishte bërë me ndërgjegjie kalimin e hapësirës.
Gjykatësi Parfitt tha: “Në ndërtimin e murit me shtëpinë e Gueterbock kompania Henderson Court veproi pa aftësinë e kujdesin e pritur nga një kontraktor.’
Ai përfundoi: “Gjykatësi tha se kishte një masë pakujdesie nga kompania dhe një pretendim i tillë nga fqinjët ishte i pritur”.
Top Channel