![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_cmsv2_4c6b29a7-af34-5071-ac15-0de1a0dd9c8c-9050668_sd-800x450.jpg)
12/02 16:54
Japonia do të zbulojë një plan prej 1 miliard dollarësh më vonë gjatë ditës së sotme për të ndihmuar vendet përreth Ukrainës të pranojnë refugjatët, tha ministri i Financave Shunichi Suzuki.
Financimi do të sigurohet nëpërmjet Bankës Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila zakonisht ofron ndihmë në formën e huadhënies, garancive dhe investimeve të kapitalit.
Suzuki e bëri njoftimin teksa mbërriti në Niigata, në veri të Tokios, për të kryesuar një takim tre-ditor të liderëve financiarë nga vendet e përparuara të Grupit të Shtatë.
G7 do të debatojë gjithashtu se si të parandalojë Rusinë që të anashkalojë sanksionet e vendosura pas pushtimit të saj.
Top Channel