Një nga turnetë më prestigjioze të tenisit jashtë katër Grand Slam-eve, Madrid Open tërheq emrat më të mëdhenj të sportit.
Megjithatë, edicioni i sivjetshëm ka tërhequr po aq vëmendje për polemikat jashtë fushës.
Gjatë eventit Masters 1000 – i cili përfundoi gjatë fundjavës me Carlos Alcaraz dhe Aryna Sabalenka që u kurorëzuan kampionë për meshkuj dhe femra – organizatorët u kritikuan për veshjen e vajzave me bluza dhe funde të shkurtra.
Pas reagimit të ashpër, fundet u ndërruan me pantallona të shkurtra të gjata në finalen e së dielës, por bluzat mbetën të njëjta.
“Është një mënyrë e feminizuar për të trajtuar vajzat kundrejt djemve që nuk vishen ashtu,” tha për gazetën spanjolle Público, Pilar Calvo, zëdhënëse e Shoqatës për Gratë në Sportet Profesionale.
“Në fund, është një formë e dhunës seksiste që është kaq e përhapur sepse njerëzit as që e vënë re atë.”
Top Channel