Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” kujtoi marrjen e kreut të Partisë Demokratikë dhe nismëtarët e partisë.

Berisha tha se këta të fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm, ndërsa ai u zgjodh në krye të PD në një moment kur shkarkuan padrejtësisht Azem Hajdarin.

Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Pashko ishte liberal, të tjerët ishin formim. Ishte intelektual, bëri atë që mund të bënte dhe duhet të bënte gjatë vitit 90, me intervista me Zërin e Amerikës. Në këtë kontekst ishte i avancuar, por historia është tjetër.

Zgjedhja ime është bërë në një moment kur shkarkuan me puç Azem Hajdarin. Kjo është e vërteta, t’i them gjërat siç janë. U votua në mungesë të tij dhe e shkarkuan, nuk e pranova. Nuk mund të shkarkohet tjetri në mungesë.

Shkarkimi që u bë një mungesë, u bë një shpifje aty dhe ata u mblodhën dhe i dhanë duart, ai për ne ishte tribun. Kur ngrihej ai me datën 8 dhjetor hipte mbi supet e studentëve e brohoriste “poshtë dinastia”. Kishin bërë një shpifje ordinere. E ka dëshmuar që ishte shpirt i lirë, veprimi i tyre ishte gabuar. Kjo imponoi futjen e një procedure demokratike”- tha Berisha në Top Story.

Top Channel