E vetmja arsye që detyroi Sali Berishën t’i rikthehej politikës në 2017 ishte Lulzim Basha, që sipas tij lejoi që PD-ja të pësonte një humbje poshtëruese.
Ish-kryeminsitri ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story se i ka kërkuar dorëheqjen Bashës në mënyrë që dikush tjetër ta merrte atë karrige, por rezistenca e tij bëri që Berisha t’i rikthehej politikës.
“Po më flet sikur të kisha përpara guvernatoren Yuri Kim. Mekanizëm tjetër të vërtetë përveç votës së lirë nuk ka. Jam përpjekur me analistë të ndryshëm që shtrojnë pyetjen se kush do të jetë pasardhësi yt, ia kam bërë të qartë që do të jetë ai që e çon në fitore PD-në. Ai që nuk e çon në fitore mund të mësohet të thotë mirupafshim. Po të kishte dhënë në 2017 Basha dorëheqjen nuk do të kishte kthim timin mund ta zinte dikush tjetër vendin. Kryetari kur humbet do të japë dorëheqjen, këtë nuk e shpik unë. I kam kërkuar në 2017 të japë dorëheqjen e pasi ajo që pësuam është humbja më poshtëruese. Që të mos qëndronte duhej të dilja në fushë. Shkodra është fitimtare.”- tha Berisha.
Top Channel