Ekzekutimi i biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj, konfirmoi atë që po shndërrohet në fenomen prej vitesh: kontraktimin e vrasësve të huaj nga grupet shqiptare.

Në dokumentarin e kësaj të mërkure “Inside Story” do të rindërtojë të plotë planifikimin dhe zbatimin e sipërmarrjes kriminale nga vrasësit e huaj të pajtuar nga shqiptarët.

Dosjet e masakrës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Maj 2015 ku humbën jetën 3 persona dhe ekzekutimi i Devi Kasmit. Dy ngjarje me vrasës të huaj dhe viktima personazhe të njohur të botës së krimit.

Pse bandat shqiptare po orientohen te vrasësit jashtë kufijve dhe lidhjet vëllazërore që po krijojnë me mafian ndërkombëtare…

Top Channel