Teuta nuk shkakton telashe, Tirana rikthehet pas tre vitesh në finalen e Kupës

10/05/2023 19:20

Nuk ka fitues në Durrës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës.

Sfida e Niko Dovanës u mbyll me rrjeta të paprekura teksa asnjë prej dy skuadrave nuk mundi të shfrytëzonte mundësitë në fazën sulmuese. Gjithsesi, në fund të 90 minutave ata që festuan ishin kryeqytetasit të cilët shfrytëzuan triumfin 3-0 në ndeshjen e parë.

Në këtë formë, të besuarit e trajnerit Orges Shehi vijojnë garën për të dy trofetë sezonal teksa në finale i pret Egnatia me rrogozhinasit që eliminuan Vllazninë. Kujtojmë se Tirana rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas tre vitesh teksa për herë të fundit luanin ndaj Kukësit dhe e humbën me shifrat 2-1.

Nga ana tjetër, bardheblutë mbeten klubi më i titulluar në Kupë me 16 trofe dhe më datë 1 qershor do të kërkojnë trofeun numër 17 teksa Egnatia e luan për herë të parë në histori një finale të Kupës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA