Policia evropiane kërkon ndihmë në identifikimin e 22 grave e vajzave të masakruara ndër vite (fotot)

10/05/2023 17:07

Policia në Evropë ka bërë apel sot për identifikimin e trupave të 22 grave e vajzave që janë gjetur të masakruara, duke shpërndarë të dhënat e tyre dhe hetimet e deritanishme.

Interpol ka shpërndarë gjithashtu modele rindërtimi të fytyrave të viktimave që janë gjetur në Holandë, Belgjikë e Gjermani.

Imazhet shoqërohen me përshkrime e tatuazhe, bizhuteri dhe identifikues të tjerë të mundshëm.

Moshat e viktimave tragjike variojnë nga 15 vjeçe deri në 30 vjeçe, të cilat janë gjetur të vdekura në tre dekadat e fundit.

Policia holandeze tha se shumica kanë pësuar vdekje të dhunshme, me shenja abuzimi dhe vuajtjeje para vdekjes.

Rastet e pazgjidhura përfshijnë një grua të gjetur në lumin Groot Schijn në Antwerp, Belgjikë, si dhe një tjetër fatkeqe trupi i së cilës ishte djegur në pyllin Altena-Bergfeld në Gjermani.

Një vajzë që ishte jo më shumë se 16 vjeçe, ishte futur në një çantë dhe hedhur në lumin IJ në Amsterdam.

Detektivja e Interpol Carina Van Leuven tha: “Identitetet e këtyre viktimave nuk janë përcaktuar ende, pjesërisht prej faktit se mund të mos jenë nga vendet ku u gjetën”.

Kjo është hera e parë që Interpol shpërndan lajmerimet e zeza (detaje për trupat e paidentifikuar) me publikun, të cilat zakonisht ndaheshin vetëm me degët e Interpol nëpër botë.

Projekti nisi kur detektivja Van Leeuwen dhe një koleg kërkuan bashkëpunim me oficerët në Gjermani e Belgjikë teksa përpiqeshin të identifikonin trupin e një gruaje të gjetur në një kazan mbeturinash pranë lumit Gaasp në Amsterdam në 1999.

Duke bashkëpunuar me policitë e shteteve fqinje ata kuptuan numrin e madh të femrave dhe personave të zhdukur dhe të paidentifikuar ne Evropë si rezultat i trafikut njerëzor dhe krimit, prandaj vendosën të hartojnë një listë informacioni me qëllim marrjen e ndihmës nga publiku evropian.

Van Leeuwen tha se shpreson të identifikojë viktimat dhe të arrestojë vrasësit e tyre, edhe pse njoftimi i familjeve të viktimave është diçka parësore.

Oficerja premtoi të mos heqë dorë nga hetimi rasteve të trishta të grave e vajzave të masakruara: “Ti je një person, ke një emër dhe ke një histori, historia jote duhet të tregohet deri në fund edhe nëse është tragjike apo e tmerrshme”.

Lista e plotë e viktimave dhe detajet e njohura deri tani mund të konsultohen në këtë adresë.

FOTO GALERI
4/6
Gruaja e hdhur ne lumin Gaasp ne Amsterdam

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA