Mbyllet akti i parë në San Siro, Inter mposht Milanin 2-0

10/05/2023 23:13

Inter fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League teksa mposhtën Milanin me shifrat 0-2.

Zikaltërit e zgjidhën shpejt ndeshjen teksa shënuan dy herë brenda tre minutave (8 dhe 11).

I pari që hapi llogaritë e sfidën ishte Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur pas një goditje këndi, ndërsa më pas Mkhitaryan dyfishoi pas një asisti nga Di Marco. Ofensiva e Interit vijoi të ishte e frikshme dhe Calhanoglu u ndal nga shtylla.

Më pas ishte Lautaro që fitoi një 11-metërsh, por që me ndërhyrjen e sistemit VAR, arbitri Gil Manzano e anuloi. Në vijim, Milan u mundua ta balanconte sfidën, por rezultati nuk ndryshoi.

Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin më të prirur për të sulmuar dhe rastin e parë e pati Messihas. Por, goditja e anësorit ishte i pasaktë edhe pse pati kohën e duhur për të vendosur në vështirësi Onanën. Rasti i artë mbërriti për Tonalin, por që mesfushori nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u stampua në shtyllë.

Nga ana tjetër, Inter shfrytëzoi hapësirat në prapavijë dhe Dzeko i vetëm përballë Maignan gaboi në mënyrë të pafalshme, ashtu siç bëri edhe Gagliardini që u vonua dhe humbi një shans të shkëlqyer. Jë fund, 0-2 dhe Inter niset tejet i avantazhuar për ndeshjen e kthimit në rrugën për të siguruar një biletë për finalen e Stambollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA