“Jam munduar vazhdimisht ta evidentoj konfliktualitetin”/ Bardh Spahia, sfida për Bashkinë e Shkodrës

10/05/2023 22:32

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” njëkohësisht edhe kryebashkiaku aktual i Shkodrës, tregoi disa detaje nga dëshira për të marrë sërish detyrën me anë të votës.

Ai u shpreh se është munduar vazhdimisht të mbajë qëndrime strikte në politikë, duke mos u përfshirë në debate të krijuara mes palëve.

“Gjatë rrugëtimit tim në është dashur të mbaj qëndrime strikte politike, jam munduar vazhdimisht ta evidentoj konfliktualitetin. Nevoja është për të përcjellë qytetari sa herë na jepet rasti. Më pëlqen ta mendoj si të domosdoshëm votën e shkodranëve. Rivali tjetër brenda të së djathtës është pak i tërhequr, por nuk kam dyshime që është mbështetës i të djathtës.

Mendoj se do të jenë në mbështetje të kandidaturës sime. Kandidaturë që kam bindjen apsolute që do të më mbështesin në zgjedhje. Është pak e çuditshme dhe konfliktuale në ide dhe logjikë ajo që po bën mazhoranca në ditët e sotme. Mendoj se është shumë e vërtetë edhe pse jo realiste nga ana e mazhorancës. Shkodra ka nevojë për lider”, tha Spahia në “Top Sotry”.

Top Channel