Pas ngjarjes së 19 Prillit në Shëngjin, Lekstakajt reaguan për mediat duke mohuar autorësinë. Por, hetimet zbuluan një sërë provash ndaj të afërmit të tyre Edmond Haxhia.

Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo çka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë hetim të ngjarjes deri në fund.

Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërret për hetim ne vijmë menjëherë”, kanë deklaruar vellezërit Lekstakaj.

Gjakmarrja mes familjeve vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe plagosjen e të afërmit të tij, Pjetër Lekstakaj. Këto ngjarje të atyre viteve vijojnë të jenë ende të pazbardhura nga drejtësia shqiptare, pavarësisht se dy fiset kanë akuzuar njëra-tjetrën pas cdo krimi.

Hakmarrja apo jo, pavarësisht nga pista e ngritur, që mund të jetë pistë hakmarrje mund të jetë një pistë miksë që mund të prekë edhe interesa të tjera e cila hetimi marrja në pyetje mund të zbardhë. Të hedh dritë për ata që ka ndodhur në Lezhë por fakti që këta 5 të huaj dhe një shqiptar qëndrojnë për 2 muaj në Shqipëri tregon edhe për koston e tyre”, tha Fatjon Softa.

Vitet e fundit ka pasur disa raste sporadike ku vrasës të huaj kanë kryer krime për llogari të shtetasve shqiptarë. Por rasti i fundit i Shëngjinit është ndryshe nga të gjitha rastet e e tjera për faktin e thjeshtë se kemi një miksim të krimit të org, grupeve të strukturuara kriminale të cilat kontraktohen për të kryer një vepër penale me motiv gjakmarrje. Këtu kemi një alarm për sa i përket org ligj që duhet të kuptojnë se krimin nuk flet vetëm shqip”, u shpreh ish prokurori Beci.

Top Channel