E urren politikën? Beci: Nuk e kam qejf politikën, ja arsyeja që kam hyrë në garë për Bashkinë e Shkodrës

10/05/2023 23:15

Benet Beci, kandidat për zgjedhjet e 14 majit, përballë kundërshtarit Bardh Spahia, i ftuar në Top Story” me Grida Dumën, deklaroi se nuk e ka qejf politikën për shkak se nuk gjen shumë racionalitet në të dhe zbuloi arsyen pse ka hyrë në garë për Bashkinë e Shkodrës.

Beci: E gjeta shumë me vend idenë që ne të ngrinim nivelin e punëve tona sepse koha e kërkonte, se ishim akoma më mirë se institucionet dhe ishim më të besueshëm që të kalonim në projekte si ajo e transformimit të qyteteve. Ne kemi dy projekte të bëra në kohë të ndryshme, komplementar me njëra- tjetrën, të cilët kanë bërë të arrihet një zhvillim.

Grida: Është rast shumë interesant i joti, e urren politikën?

Beci: Nuk dua ta them që e urrej, çështë e vërteta nuk gjej shumë racionalitet në politikë. Dhe si menaxher dhe si profesionist duket sikur më pengon. Dy armiqtë e rrugëve janë uji dhe politika, ka qenë një shprehje kur ishte fjala për vendimmarrje të gabuar. Që do të thotë se shpeshherë politika kur nuk është racionale e dëmton zhvillimin ose suksesin.

Grida: Ndërkohë je futur në një garë politike.

Beci: Nuk e kam qejf politikën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA