Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili kandidon sërish për një mandat tjetër, i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën tha se gjatë fushatës së tij nuk ka zgjedhur konfliktualitetin, kundrejt kundërshtarit të tij kryesor, Benet Beci.

Grida: Unë kam parë një foto ditët e fundit që ke ditur t’i japësh dorën Benet Becit në një pritje që personalisht më ka pëlqyer. Shqiptarët i kemi ushqyer gjithmonë me ushqimin e përplasjes, ‘ia tha’; ‘e mundi e shkatërroi’; ‘si ia tha’. Ti zgjodhe që t’i japësh dorën Benet Becit dhe të vazhdosh një fushatë që ti e ke bërë politike kur mund ta kishe bërë dhe konfliktuale, nuk më duket që e ke bërë.

Spahia: Grida ju e thatë me të drejtë, unë kam pasur  sfida gjatë rrugëtimit tim momente ku më është dashur të jemi i ashpër që qëndrimet politike dhe strikt. Nuk mund të përdor fjalën konflikutual se më është dashur vazhdimisht ta evitoj konfliktualitetin, por nga ana tjetër mendoj se nuk ka asnjë lidhje qëndrimet e forta dhe bindjet politike me qytetarinë dhe me nevojën për të përcjellë qytetari sa herë na jepet rasti. Sigurisht që ne na ndajnë mendimet, bindjet politiket, qëndrimet dhe vizioni, shpesh herë shohim zhvillimin, të ardhmen jo vetëm të Shkodrës por dhe të vendit, por kjo nuk do të thotë se nuk dimë të vlerësojmë qytetarinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA