“Djajtë e Kuq” me sytë nga Benfica për të zgjidhur “hallet” e sulmit

10/05/2023 22:53

Manchester United po përgatit një revolucion këtë verë në repartin e sulmit.

Sipas medieve britanike, trajneri Erik ten Hag dëshiron të nënshkruajë me futbollistin e Benfica-s, Gonçalo Ramos, për një shumë nga 70 deri në 100 milionë stërlina.

Sulmuesit Antony dhe Jadon Sancho kanë pasur vështirësi me përshtatjen në “Old Traffrod”. Ramos pritet të sjellë cilësi në sezonin 2023-24, duke pasur parasysh që drejtuesit në Manchester kanë pritshmëri të larta për lojtarin.

21-vjeçari luan në Lisbonë që nga ekipi i moshave dhe ka një kontratë me klubin portugez deri në vitin 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA