Britania gati të shpallë ‘Wagner’ organizatë terroriste, mercenarëve do t’u jepet i njëjti status si ISIS dhe Al-Kaeda

10/05/2023 11:17

Britania është e gatshme të shpallë zyrtarisht grupin e mercenarëve Wagner, si një organizatë terroriste për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Grupi ka luajtur një rol qendror në pushtimin e Ukrainës nga presidenti Putin dhe po udhëheq përpjekjet për të marrë qytetin lindor të Bakhmut, i cili është kthyer në qendër të luftës për të dyja palët.

Një burim qeveritar për “The Times” tha se, pas dy muajsh nga ndërtimi i një çështjeje ligjore, ndalimi i grupit me akuzën për terrorizëm ishte “i afërt” dhe ka të ngjarë të zbatohej brenda javësh.

Të qenurit në listën e terroristëve do të kthente në vepër penale t’i përkasësh Wagner-it, të marrësh pjesë në takimet e tij, të inkurajosh mbështetjen për këtë grup ose të mbash logon e tij në publik, duke e barazuar atë me të njëjtët grupe të tilla si Shteti Islamik dhe Al-Kaeda.

Britania e Madhe ka planifikuar gjithashtu sanksione financiare ndaj grupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA