Bejko në takim për turizmin: Do të shpallim katër zona monument kulture, krijojmë tiranaskopin me aktivitetet e kryeqytetit

10/05/2023 11:57

Takimin e fundit për programin elektoral, kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko e zhvilloi me ekspertë e kryeqytetasit me në fokus turizmin.

“Në bashkinë e Tiranës do të shpallim monumente kulture katër zona, të trashëgimisë otomane, të paraluftës, të socrealizimit dhe shpalljen muze të ansamblit kulturor qendra në bashkëpunim me komunitetin”.

Bejko vlerëson se përparimi i turizmit në Tiranë do të ndodh nëse mbështetet trashëgimia kulturore, që sipas tij, rivalët nuk e kanë këtë vizion.

“Asnjë votë për Veliajn, apo Berishën e Metën, të cilët e kanë shkatërruar kujtesën historike të shqiptarëve”.

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, kërkon të ndiqen shembujt në perëndim për të tërhequr më shumë turistë.

“Duhet të kemi një tiranaskop, një kalendar javor me të gjitha aktivitetet, oraret, biletat, çdo gjë e detajuar”.

Bejko propozon një paketë edhe për sipërmarrjet turistike, të cilat për 5 vite të mos paguajnë taksë, në mënyrë që të zhvillohet turizmi gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm.

Top Channel