Pesë ditë nga zgjedhjet, Partia Demokratike dështoi të çonte gardianët e saj në tavolinat e numërimit të votave në 422 qendra votimi.
Nëse demokratët nuk arrijnë të dorëzojë komisionerët e tyre deri të dielën e zgjedhjeve, situatën do e marrë në dorë KQZ.
“Edhe pse gëzonte këtë të drejtë, Partia Demokratike nuk dërgoi komisioner në 422 QV. Nëse partitë politike që kanë këtë të drejtë do të dështojnë për të sjellë propozime, do t’i kalojnë partisë që ka të drejtë të të njëjtit spektër, atëherë do t’i emërojmë kryesisht”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Aplikimet për ti zënë vendin komisionarët e Partisë Demokratike nuk kanë munguar. Socialistët i druhen faktit se vendet e lëna bosh nga Alibeaj po zëvendësohen nga njerëz të Berishës. Komisioneri Celibashi ngren supet kur pyetet për identitetin e aplikantëve.
“Nuk di të them nëse janë të nxitur nga parti politike apo jo”.
Mungesa e ushtarëve te PD ne tavolinat e numërimit te votave nuk përbën problem për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa kohë ekziston mundësia e zëvendësimit të tyre. Ndryshe ndodh me operatorët, që bëjnë të mundur funksionimin e pajisjeve te identifikimit biometrik.
“Procedura ligjore sikurse dihet është, është që KQV nëse në orën 7 të mëngjesit nuk është paraqitur operatori atëherë do të vijojë me regjistrin e zgjedhësve, atë fizik“, shpjegoi nënkomisionerja Lealba Pelinku.
10 kryetar Bashkie, të cilët janë dërguar per verifikim te thelluar do të vijojnë të jenë në fletën e votimit krahas pikëpyetjeve për të shkuarën e tyre deri në momentin sa drejtësia të thotë fjalën e fundit për ta.
Top Channel