Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj në vijimësi të fushatës u takua me banorët e njësive nr. 7 dhe 11 të kryeqytetit. Veliaj tha se me investimet që kanë realizuar në këto njësi kanë rritur vlerën e pronës për qytetarët si dhe u tha atyre se Tirana me PS nuk lë asnjë njeri në baltë.
“Njësia 11 që konsiderohej bastion i djathtë, sot Lapraka është me PS, Treshi me PS, Kodër Kamza me PS dhe Bregu i Lumit është me forcën me progresiste. Ne nuk jemi nga ata që i varin shpresat te xhaketat por te puna. Prandaj rehabilituam Bregun e Lumit, ndërtuam kopshte, te njësia 11 kemi vetëm në një rrugë 5 shkolla të reja, sepse vetëm puna na çon përpara”, tha Veliaj.
Kandidati socialist kërkoi votën e qytetarëve që të vijojnë me investimet e planifikuara për Tiranën.
“Te njësia 7 po përgatitemi për disa investime të mëdha, kompleksi Dajti do o kthehet komunitetit. Këtë javë do hapim Piramidën e Tiranës, ndërtesa më e bukur e qytetit në dispozicion të të rinjve të mësojnë kodim teknologji. Jam krenar çfarë kemi bërë në njësinë 7 dhe 11. Do vazhdojmë me zgjerimin e Lanës, do marrin po të njëjtat m2 po aty ku janë”, shtoi ai.
Veliaj u ndal edhe te kundërshtarët e tij politik ku bëri diferencën mes tyre dhe PS.
“Isha ne gjykatë, çova Saliun në gjykatë, ka kaq kohë kërkon debat, i lash datën në gjykatë ai thotë se është burrë do të ballafaqohet, po unë e prita dhe ai nuk erdhi. Është frikacak një njeri që vret njerëz pas perdes, një njeri që hodhi në erë Gërdecin bashkë me çunin e vet është një frikacak, ai ka familjen që i ka shkaktuar më shumë drama këtij vendi. Këta e kanë pasur në dorë Tiranën dhe e kane çuar keq e më keq, ndërsa PS me Edi Ramën e kanë çuar përpara. Kjo është diferenca”.
Vetëm pak dite larg zgjedhjeve, thirrja e fundit e Erion Veliajt u drejtohet për të mbështetur PS.
“ Sot nuk na duhet një votë vetëm për Lalin por na duhet një votë edhe për PS. Na duhet vota për këshillin bashkiak për PS”, theksoi ai.
Top Channel