
23/02 22:38
Antoine Kombouare nuk është më trajneri i Nantes.
Në një publikim në faqen zyrtare të Nantes theksohet se trajneri dhe klubi kanë rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën që i lidhte.
Skuadra franceze ka rënë në vendin e 17-të në Ligue dhe janë në rrezik serioz të rënies nga Ligue 1, ndërsa më herët humbën edhe finalen e Kupës së Francës nga Toulouse.
Sa i përket pjesës së mbetur të sezonit, pankina iu besua trajnerit të të rinjve Pierre Aristouy.
Top Channel