“Balta ime fyhet nëse e krahasoj me kundërshtarët e mi politikë”! Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në Top Story përballë Grida Dumës.
Teksa komentoi procesin në një video në të cilën kryeminsitri bënte poça prej balte, Rama u pyet nga Duma nëse komenti i tij ishte ironizim për demokratët, mirëpo Rama mohoi një gjë të tillë duke thënë se as nuk krahasohen dhe se janë shumë larg.
“Çështja është se këta nuk janë problemi vetëm i PS-së por janë problemi i vendit, nuk dua të mësoj se si duhet të rindërtohet opozita apo ta lë vendin në opozitë të mirë apo të keqe. Këta janë problemi edhe vetë i kampit tjetër, se të djathtë s’janë as njëri as tjetri.
Ky ishte debati im i vazhdueshëm me shokun tim të studios që është një perfeksionist, ndërton gjithë procesin e tharjes pjekjes e nxjerrjes nga furra të asaj që unë bëj. Është kaq delikat ai proces dhe shumicën e rasteve bëhen krisje dhe ai më rri në kokë, unë i them lëre se ka dhe balta të drejtën e vet i them dëgjoje se kur gjërat ndodhin për një arsye duhet të adoptohemi, kjo është. Ajo është dita që unë kur kam mundësi shkoj ë studio. S’ka lidhje me kampin fare, e nxorëm përballë një normaliteti të së shtunës përballë një çmendurie, ata i marrin te keqen baltës time je në vete? Balta është shpirti i zotit, poçet e baltës janë shëmbëlltyrë e parë të krijimit të vetë perëndisë. Ata nuk janë cilado qënie njerëzore janë e keqja e Shqipërisë nuk mund të krahasohen me baltën time fyhet balta ime.”
Top Channel