Putini për luftën në Ukrainën fqinje: Jemi krenarë për pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak

09/05/2023 10:04

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin është shprehur krenar për operacionin special ushtarak kundër Ukrainës.

Gjatë fjalës së mbajtur pas një minute heshtjeje në Sheshin e Kuq, Putini tha se: “Po ndjekim gjurmët e të parëve tanë. Ne jemi krenarë për pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak, ata që po luftojnë në vijën e frontit dhe që po shpëtojnë të plagosurit.”

“E ardhmja e shtetit dhe e popullit tonë” varet nga ju, tha presidenti rus para turmës, duke shtuar se “ju po luftoni për Rusinë”.

Vladimir Putin vlerëson “ata që hynë në ushtri me mobilizimin dhe milicinë, FSB dhe forca të tjera”.

“Ne ju mirëpresim të gjithëve të luftoni për Rusinë, të gjithë ata që përfundojnë detyrën e tyre ushtarake. Gjatë Luftës së Madhe Patriotike, paraardhësit tanë kanë dëshmuar se nuk ka asgjë më të fortë se dashuria jonë për atdheun tonë, për Rusinë, për ushtrinë tonë, për fitoren.”

Putini thotë se familjet dhe miqtë me zemër janë me ushtarët rus, dhe një gjë është e sigurt, ata po ndiejnë “dashurinë e tyre të pafund”.

“I gjithë vendi u bashkua për të mbështetur heronjtë tanë, të gjithë duan të ndihmojnë, të gjithë luten për ju”-  tha presidenti rus.

Me përfundimin e fjalimit të Putinit, nisi himni kombëtar rus i shoqëruar më pas nga disa përshëndetje me të shtëna armësh në formë nderimi.

Top Channel