Policia përleshet me protestuesit pas arrestimit të Imran Khan në Pakistan (fotot)

09/05/2023 19:01

Forcat e sigurisë së Pakistanit lëshuan sot gaz lotsjellës ndaj protestuesve që qëllonin me gurë, pas arrestimit të ish-kryeministrit popullor Imran Khan gjatë një seance gjyqësore për korrupsion.

Perplasjet ndodhen ne qytetin verior te Peshawar dhe ne Karachi, bastione te ish-kryeministrit te larguar me mocion mosbesimi ne fund te vitit qe shkoi.

Drama politike po zhvillohet në një sfond krize ekonomike dhe sigurie para zgjedhjeve që pritet të mbahen në tetor.

Në fund të vitit që shkoi Khan i mbijetoi një tentative kundër jetës së tij gjatë takimeve elektorale, për të cilin ai fajëson kryeministrin aktual Shehbaz Sharif dhe një zyrtar të ushtrisë.

Teksa lideri karimatik Khan është i mbyllur në arrest, mbështetësit e tij pritet të dalin në rrugë dhe paqartësia politike pritet të vijojë në vend.

Ish-kryeministri tashmë opozitar i Pakistanit Imran Khan, është arrestuar sot papritur dhe shoqëruar me forcë nga forcat e sigurisë, pas pamjeve dramatike te publikuara dhe pretendimeve të mbështetësve se po torturohet.

Një dëshmitar tha për agjencinë Reuters se pak pasi kishte hyrë në gjykatën e Islamabad autoblinda e forca paramilitare kishin rrethuar vendin.

Hyrja u bllokua nga autoblindat dhe Khan u mor nga forca të sigurisë të armatosura rëndë, thanë dëshmitarët.

Pamjet tregonin një numër të madh policësh me veshje të rënda që rrethonin Khan, dhe më pas duke e drejtuar atë te një automjet Nissan fuoristradë.

Avokati i tij shfaqej i plagosur gjatë arrestimit teksa mediat vendase thanë se kishte dhe disa policë të plagosur ne perplasjet.

Khan është kthyer në një figurë udhëheqëse popullore që prej largimit nga posti me një votë mosbesimi vitin e kaluar.

Ai pretendon se largimi nga posti është një konspiracion i fuqive perëndimore dhe tashmë bën fushatë kundër pasuesit të tij Shahbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

FOTO GALERI
1/5
Perplasjet ndodhen ne qytetin verior te Peshawar, bastion i ish-kryeministrit te larguar me mocion mosbesimi ne fund te vitit qe shkoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA