Plagosja e një 22-vjeçari në orët e vona të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës nisi nga një loje bilardoje.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se disa të rinj janë konfliktuar fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos, duke kaluar në konflikt verbal mes tyre.
I plagosuri ka qenë vetëm, kur pas konfliktit, të rinjtë kanë dalë jashtë dhe e kanë rrahur me grushte dhe mjete të forta 22-vjeçarin. Pas sherrit verbal njëri nga të rinjtë ka qëlluar me arme zjarri tip pistolete në këmbe. Aleks Laska është paraqitur vete në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë në kofshë, por pa i prekur kockën dhe arterien dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë që ka dhënë Laska për blutë e Lezhës ka deklaruar se nuk i ka njohur të rinjtë, me të cilët u përplas fizikisht.
Policia ka arritur të identifikojë njërin prej tyre nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarëve të tjerë në vendin e ngjarjes autorët: Leandro Frroku, 29 vjeç, Xhuljano Frroku, 26 vjeç dhe Agustin Shahini(Mehmeti), 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Top Channel