Kryeminsitri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe premtimin për rritjen e pagave, të cilin Berisha e ironizoi dhe tha se është një gënjeshtër. 

Rama tha se ky premtim do të realizohet në prillin e ardhshëm, ku për herë të parë në histori pagat do të jenë në nivelet më të larta në të gjithë rajonin.

“Ja ku janë rrogat e 2013 që ishin më të lartat në rajon, nuk ka asnjë që të jetë nën Shqipërinë. Sot e kemi pagën mesatare bruto 530 euro, në prill të vitit të ardhshëm do të jemi 900 euro në sektorin publik dhe për herë të parë në historinë e gjithë këtyre viteve Shqipëria do të dalë lart e do të jetë në një nivel me ata që kanë pagën mesatare më të lartë që janë Mali i Zi dhe Serbia. Finalizohet prillin e ardhshëm. Pagat do të shkojnë për herë të parë në histori më lart se rajoni. Këtë e kemi pasur synim për ta bërë në 2020,problemi ishte që na erdhi tërmeti e pandemia dhe ne kemi futur aty brenda një shumë që është më e madhe që shuma që na duhet për të bërë një rritje pagash.”– tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA