Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain pas përplasjeve të fundit me klubin dhe tifozët. Braziliani po vuan një dëmtim të rëndë dhe nuk është pjesë e parizienëve që prej 19 shkurtit të këtij viti, teksa këtë sezon numëron vetëm 20 paraqitje në Ligue 1.
Në anën tjetër edhe drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm për t’i dhënë lamtumirën Neymarit, pasi klubi do të rregullonte balancat financiare. Paris Saint-Germain është një nga klubet e rrezikuara për shkak të thyerjeve të rregullave të fair play financiar. Me largimin e Neymar “parizienët” do të shpëtonin nga paga e lartë e 31-vjeçarit, pasi braziliani përfiton 44 milionë paund në sezon.
Gjithashtu mediet franceze raportojnë se drejtuesit e PSG janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për për ta larguar njëherë e mirë Neymar nga ekipi. Interesimi për 31-vjeçarin nuk mungon. Klubet më të interesuara janë nga Premier League me Manchester United, Chelsea dhe Neëcastle që janë të gatshëm të luftojnë për ta bërë pjesë të ekipit.
Neymar është pjesë e Paris Saint Germain që prej vitit 2017. Kampionët e Francës shpenzuan plot 222 milion euro për ta transferuar nga Barcelona duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit./ SuperSport
Top Channel