Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, është vënë në pranga nga policia e Beratit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Aljon Pasho është dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim nga Gjykata e Sarandës, pasi në vitin 2018 ka përndjekur një 13 vjeçare në Sarandë dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.
Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga Aljon Pashon, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi.
Mbi 35-vjeçarin rëndon vepra penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Top Channel