Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e dyta, Teuta-Tirana 0-3, Egnatia-Vllaznia 1-0

09/05/2023 15:24

Pak ditë nga përballja e fundit në kampionat ku u mundën nga Teuta, bardheblutë do të luajnë ditën e mërkurë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë sërish përball Teutës.

Një përballje më të njëjtën skuadër ku kampionët e vendit humbën veç takimit edhe disa nga lojtarët kryesorë për shkak të kartonave për ndeshjen e ardhshme të kampionatit që është derbi i kryeqytetit, kjo ka sjellë një mërzi më të madhe në kampion e Tiranës se sa humbja e atyre tre pikëve.

“Kjo dot ë jetë një ndeshje tjetër dhe një kompeticion tjetër. Këto do të jemi të plotë. Humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbisnim ashtu si në të shkuarën mund të kemi fituar ndonjë ndeshje që nuk kemi luajtur aq mirë për ta fituar. Por kështu është futbolli, jo gjithmonë ai që shfaqet më mirë e fiton ndeshjen”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Do të jetë edhe ndeshje revanzhi kjo përball Djemve të Detit dhe pavarësisht se Tirana ka fituar 3-0 përballë Teutës në ndeshjen e parë, nesër Shehi tregon se do të luaj me formacionin më të mirë.

“Nesër në fushë do të hedhim lojtarët më të mirë tonët që kanë luajtur edhe minuta më shumë. Nuk duhet ta konsiderojmë si ndeshje të mbyllur thjesht duhet të mendojmë që në ndeshjen e parë kemi marrë një rezultat të mirë dhe të mendojmë që kjo ndeshje do të na çojë në finale, finalet nuk janë ndeshje që luhen gjithmonë është kënaqësi të shkosh në finale”, tha Shehi.

Mungesat e tre lojtarëve kryesorë për ndeshjen derbi në kampionat, ndaj Partizanit ku me gjasë vendoset edhe fati i kampionatit ndryshe nga perceptimi nuk ka ndikuar negativisht në psikologjinë e skuadrës.

“Deri atëherë kemi kohë edhe pse kemi mungesa, mund të shkojmë në derbi. Mund të jemi të plagos, por kurrsesi të dorëzuar sepse jemi në vend të parë dhe deri këtu jemi me meritë të plotë edhe pse kemi këto probleme”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA