Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”

09/05/2023 13:58

Të shtunën e kaluar, Interi fitoi 2-0 me Romën, në një sfidë të drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Golin e parë të këtij takimi e realizoi Dimarco në minutën e 33-të, ndërsa në fraksionin e dytë thelloi epërsinë Lukaku.

Disa ditë pas kësaj përballjeje, vihet në dukje një e thënë e veçantë: zikaltrit, para se të tundnin rrjetën me Dimarcon, e qarkulluan topin për tri minuta e 16 sekonda dhe realizuan plot 63 pasime!

Diçka e pazakontë, që ndoshta është edhe një tregues i diferencave në cilësi.

Skuadra e Inzaghit në fillin e lodh psikologjikisht kundërshtarin, e bën të lërë hapësira dhe e ndëshkon sikur të ishin në një seancë stërvitore.

Me qetësi, durim dhe dashuri!/Supersport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA