Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Ukraina po përgatitet me kujdes për një kundërofensivë të re kundër forcave ruse.
Përmes një interviste për SkyNews, kryeministri Denys Shmyhal tha se operacioni është “shumë i rëndësishëm” dhe duhet “të demonstrojë sukses”.
Sipas Shmyhal, kundërofensiva e shumëpritur do të nisë vetëm kur të jetë koha e duhur, megjithatë nuk dha ndonjë tregues se kur mund të ndodhte.
Me Presidentin rus Vladimir Putin që përkujton Ditën e Fitores – duke shënuar humbjen e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore – kryeministri ukrainas tha se dita më e rëndësishme për Kievin do të jetë kur të mposht pushtimin rus.
“Jam i sigurt se dita më e rëndësishme e fitores për Ukrainën do të jetë dita e fitores mbi këtë agresion të tmerrshëm rus – agresion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës“- tha ai, duke folur gjatë një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles.
I pyetur nëse disa nga rekrutët që mësojnë të shtënat dhe aftësi të tjera do të ishin pjesë e kundërsulmit kur të ktheheshin në Ukrainë, kryeministri ukrainas tha se: “Në këtë bazë stërvitore, ushtarët tanë të ardhshëm – djem dhe vajza – janë… duke pasur të gjitha njohuritë dhe përvojat e veçanta, përvojat praktike, për fushën e betejës”.
Për sa i përket arsyes pse ushtria ukrainase filloi zyrtarisht kundërofensivën e saj, Shmyhal tha se u desh kaq shumë kohë për “partnerët tanë, për të gjithë botën dhe për armikun tonë” të merrej ky vendim.
Gjatë vizitës të premten e kaluar, Shmyhal tha se trupat po përgatiteshin për operacionin, me stërvitje, armë dhe municione. Gjithashtu, Ukraina po punonte ngushtë me partnerët e saj.
“Ne do të fillojmë…kur të jetë koha e duhur, kur do të jetë absolutisht gati… do të fillojmë kundërsulmimin menjëherë kur udhëheqja jonë ushtarake dhe politike të marrë vendimin”- tha ai.
Kryeministri përsëriti deklaratën e presidentit Zelensky se Ukraina nuk ka pasur ndonjë lidhje me sulmin me dron kundër Kremlinit në Moskë javën e kaluar, të cilin zyrtarët rusë kanë pretenduar se kishte për qëllim të vriste Putinin.
Sipas Shmyhal, në vend të kësaj, ka të ngjarë të ketë qenë një lloj operacioni “flamur i rremë”.
“Ne mendojmë se është kryesisht flamur i rremë, por nuk kemi më të dhëna”, tha ai. “Nuk është një operacion ukrainas.”

Në foto: Denys Shmyhal në një bisedë me Mbretin Charles dhe zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska gjatë një pritjeje në Buckingham Palace javën e kaluar
Top Channel