Të rinjtë shoqërohen në Komisariat, familjarët e tyre konfliktohen në një lokal në Bulqizë, tre të plagosur me mjete prerëse
Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit, blutë e Tiranës kanë arrestuar një 38-vjeçar me iniciale A. C., pasi iu gjetën sasi të vogla lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis. I arrestuar për kanabis është edhe një 35-vjeçar me inicialet L. T., banues në Tiranë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sakaq, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë arrestuar për grabitje një 45-vjeçar. Shtetasi me inicialet M.X., banues në Tiranë, u kap duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Po ashtu, një 28 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje në Babrru. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin K. E., pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”- njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel