Të mërkurën, mediet sportive u vunë në radhë për të treguar destinacionin e ri i Lionel Messit.
“Pleshtit” i janë ofruar 600 milionë dollarë për të luajtur për Al-Hilal. Nëse familja pranon, ai do të luajë në Arabinë Saudite.
Klubi i Mbretit të Arabisë Saudite është shumë i rëndësishëm dhe nënshkrimi me Messin konsiderohet një strategji për organizimin e Kupës së Botës 2030.
Mes atyre emrave të rëndësishëm, është edhe një ish-shoku i Leos te Barça: “Lojtarët si Busquets do ta shoqërojnë Messin në Arabi”, thotë agjenti. Kanë dalë edhe emrat e Sergio Ramos apo Mariano Díaz.
Ai e njeh shumë mirë presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi. Leo thotë për të se “ai është një zotëri i madh”.
Udhëtimi i fundit i Messit në Arabinë Saudite shkaktoi një bujë të jashtëzakonshme në Paris, aq sa argjentinasi u pezullua për dy javë nga klubi.
Një dënim që, pavarësisht se është hequr pas reagimit të Leos (kërki falje), tifozët nuk e harrojnë:
“Tifozët e PSG-së nuk e duan, do ta detyrojnë të largohet” thotë Kirdemir për largimin e Messit nga PSG./ Super Sport
Top Channel