Ish-lideri Imran Khan arrestohet në mënyrë dramatike gjatë seancës gjyqësore në Pakistan (fotot)

09/05/2023 15:57

Ish-kryeministri tashmë opozitar i Pakistanit Imran Khan, është arrestuar sot papritur dhe shoqëruar me forcë nga forcat e sigurisë, pas pamjeve dramatike te publikuara dhe pretendimeve të mbështetësve se po torturohet.

Zyrtarët e partisë së tij konfirmuan arrestimin teksa Khan ishte paraqitur në gjykatën e kryeqytetit Islamabad për seancën e radhës së akuzave të korrupsionit.

Fawad Chaudhry, zyrtar i vjetër i partisë Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) tha se 72-vjeçari Khan u arrestua sot brenda gjykatës nga agjentë të agjencive anti-korrupsion dhe më pas ishte tërhequr me forcë jashtë ndërtesës drejt makinave të policisë.

Ai denonconte arrestimi duke e quajtur ‘rrëmbim personi.’

Një dëshmitar tha për agjencinë Reuters se pak pasi kishte hyrë në gjykatën e Islamabad autoblinda e forca paramilitare kishin rrethuar vendin.

Hyrja u bllokua nga autoblindat dhe Khan u mor nga forca të sigurisë të armatosura rëndë, thanë dëshmitarët.

Pamjet tregonin një numër të madh policësh me veshje të rënda që rrethonin Khan, dhe më pas duke e drejtuar atë te një automjet Nissan fuoristradë.

Avokati i tij shfaqej i plagosur gjatë arrestimit teksa mediat vendase thanë se kishte dhe disa policë të plagosur ne perplasjet.

Khan është kthyer në një figurë udhëheqëse popullore që prej largimit nga posti me një votë mosbesimi vitin e kaluar.

Ai pretendon se largimi nga posti është një konspiracion i fuqive perëndimore dhe tashmë bën fushatë kundër pasuesit të tij Shahbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Arrestimi i sotëm erdhi dosa orë pasi Khan publikoi një video mesazh ku tregonte për seancën në gjykatë duke thënë se “ishte mendërisht i përgatitur edhe nëse e arrestojnë”, duke sinjalizuar se mund të ketë ditur çfarë e priste në kryeqytetet.

FOTO GALERI
1/8
Ish-kryeministri tashmë opozitar i Pakistanit Imran Khan, është arrestuar sot papritur dhe shoqëruar me forcë nga forcat e sigurisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA