Dyshohet se po blinte votat për kandidatin e PD, shoqërohet një tjetër person në Fier

09/05/2023 23:00

Policia e Fierit ka shoqëruar një tjetër person në Fratar, Mallakastër, i cili dyshohet se po blinte votat në favor të kandidatit të PD, Agron Kapllanaj.

Më herët u shoqërua një grua e dyshuar për blerje votash në favor të kandidatit të Partisë Demokratike për Mallakastrën.

Denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërsa pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.

Nga Policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar për dy të shoqëruarit.

Top Channel