28/11 22:44
9 maji shënon Ditën e Evropës. E njohur ndryshe si “Dita e Schumanit”, në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen BE-së.
“Gëzuar Ditën e Europës”- shkruan Rama, krahas një fotoje që tregon se edhe Shqipëria është Evropë.
“Evropa është këtu, këtu është Evropë”- thuhet në mbishkrimin e fotos, mesazh ky i cili vjen në një kohë kur për shkak të shifrave të larta të shqiptarëve që emigrojnë jashtë vendit, qeveria ka ndërmarrë një fushatë për rritjen e pagave me qëllim ruajtjen e krahut të punës.
Top Channel