Ambasadorja e BE në Shqipëri Christiane Hohmann, e ftuar në “Wake Up”, ka treguar se Shqipëria është një nga vendet që i ka pëlqyer më së shumti dhe kur ka ardhur në fillim, është befasuar nga gjallëria që pa në Tiranë.

Ajo shprehet se Shqipëria është një vend i veçantë dhe i bukur, ku të gjithë turistët e huaj që e vizitojnë, janë të kënaqur dhe të surprizuar nga ajo çfarë i ofron ku vend.

“Më duhet të them që në Shqipëri erdha pa ndonjë përvojë sepse nuk kisha qenë ndonjëherë në Shqipëri më parë, kështu që u befasova në mënyrë shumë pozitive dhe nuk e prisja që Tirana të ishte një qytet kaq i gjallë sa është. Kjo ishte gjëja e parë, thashë oh se kisha parë këtë më parë.

Ju mund ta dini që kam qenë ambasadore në Bosnje-Hercegovinë, në Sarajavë, por nuk është e njëjta gjë sepse dhe bukuria e Shqipërisë është kaq e bukuri! Çdo herë ti kthen kokën dhe ti mbetesh pa frymë. Janë malet, është deti dhe jo vetëm plazhet, e kam fjalën edhe për pjesën tjetër të brendshme të vendit. Keni kaq shumë gjëra për të shijuar, për shembull, përpara dy javësh isha në Tomor. Vetëm kur i hidhje sytë poshtë tek luginat, çfarë mrekullie!

A e dini ju sa e mrekullueshme është Shqipëria? Është fantastike dhe mbi të gjitha, kudo që shkon, njerëzit janë kaq të dashur, kaq të ngrohtë, kaq mikpritës! Unë nuk e flas shqipen fatkeqësisht, por të gjithë përpiqen të të bëjnë shumë e mirëpritur. Prandaj Shqipëria nuk është ai vendi sekret fare që keni qenë, por është vendi ku të gjithë turistët duan të vijnë, sepse është një vend shumë, shumë i veçantë.

 Unë nuk kam takuar asnjë të huaj të vetëm, që të ketë ardhur në Shqipëri për herë të parë dhe të jetë larguar me një imazh negativ për Shqipërinë. Të gjithë mbeten pa frymë, thonë që Shqipëria është spektakolare dhe kjo ka të bëjë dhe shumë me natyrën e shqiptarëve, se ju e bëni këtë të mundur”, u shpreh ambasadorja e BE Christiane Hohmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA