Policia greke arrestoi nëntë persona të cilët kishin marrë në dorëzim 100 kilogram kokainë nga një kontejner në portin e Selanikut.
Operacioni u zhvillua në Diavata pranë Selanikut kur policia bllokoi dy makina ku shtatë të arrestuarit mbanin sasinë e madhe të kokainës .
Sa u përket shtatë të arrestuarve bëhet fjalë për persona të njohur të shoqërisë së Selanikut që kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën. Gjithashtu theksohet se në kontrollin e kryer në disa shtëpi, pas arrestimit të tyre , janë gjetur dhe konfiskuar edhe 70 mijë euro.
Kontejneri me kokainën e fshehur ka mbërritur nga një vend i Amerikës Latine, fakt që konfirmon edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrin” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.
Por kësaj herë, policia që planifikoi operacionin , zgjodhi të mos e hapte dhe kontrollonte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, të mbërrinte në arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e lufta kundër trafikut të drogës.
Edhe marsin e kaluar janë kapur dhe konfiskuar nga porti i Selanikut 100 kg kokainë nga Amerika Latine, pjesë e një ngarkese gjysmë toni që ishte planifikuar nëpërmjet Selanikut të shkonte drejt Europës Qendrore.
Top Channel