Kryebashkiaku i Kievit i ka quajtur sulmet e mëngjesit të sotëm si më të mëdhenjtë që nga fillimi i pushtimit. Mbrojtja ajrore e qytetit rrëzoi 35 dronë të prodhuar nga Irani, por 5 persona u plagosën nga mbetjet që binin nga qielli.
Mbetjet raketore goditën gjithashtu një ndërtesë apartamentesh dykatëshe, duke e vënë në flakë. Frika mes banorëve të kryeqytetit është një kujtesë e fortë e ndikimit të vazhdueshëm të kësaj lufte 15-mujore.
“Kur do të përfundojë gjithçka? Më e keqja është se ne tashmë kemi mësuar të jetojmë me të. U ngritëm në mëngjes, fjetëm, e çuam fëmijën në shkollë. Është e frikshme”- tha Natalia Havryliuk, duke shtuar se:“Tingujt ishin të tmerrshëm, gjatë gjithë kohës nuk kam dëgjuar kurrë një gjë të tillë”.
Ajo vazhdoi: “Jam e tmerruar duke kuptuar se shtëpia ime është afër, në të njëjtin nivel dritareje, saktësisht rreth 50 metra larg.”
Top Channel