Shtatë emigrantë vriten nga shoferi që i godet me makinë pranë qendrës së pritjes në SHBA (fotot)

08/05/2023 17:28

Shtatë emigrantë kanë vdekur dje në SHBA kur një makinë i goditi ata në një ndalesë autobusi para një qendre për të pastrehë në Texas.

Victor Maldonado, drejtor i qendrës kristiane Bishop Enrique San Pedro, tha se në kamerat e sigurisë shihet grupi i njerëzve ishin ulur në bordurë mëngjesin e të dielës.

Ai shpjegonte: “Ajo fuoristrada, një Range Rover, hyri në semafor me dritë të kuqe dhe shkoi drejt njerëzve që ishin ulur në ndalesën e autobusit”.

Maldonado shtoi se shumica e viktimave ishin nga Venezuela.

Ai shtoi se makina u përmbys pasi kapërceu trotuarin dhe rrëshkiti rreth 70 metra derisa ndaloi.

Rrjeti The New York Times citonte gjykatësin Eddie Trevino që thoshte se nuk është ende e sigurtë që emigrantët u goditën qëllimisht, apo drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Si shoferi dhe 11 persona të tjerë u dërguan në spital.

Policia e Brownsville tha se shoferi u ndalua në vendngjarje nga dëshmitarët dhe u testua për substanca intoksikuese nga autoritetet.

Gjykatësi Trevino e përshkruante skenën e ngjarjes si ‘shumë të rëndë’.

Qyteti kufitar i Texas është një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët që kalojnë kufirin me Meksikën, ndërsa qëndra Ozanam i strehon ata vetëm për natën.

Drejtori Maldonado tha se qendra nuk kishte marrë kërcënime para këtij incidenti por deklarata urrejtjeje ishin bërë pas tij.

Ai tha: “Disa persona te hyrja nisën të bërtisnin ndaj rojeve të sigurisë duke thënë se arsyeja përse kjo ka ndodhur është puna jonë këtu”.

FOTO GALERI
2/4
Qyteti kufitar i Texas është një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët që kalojnë kufirin me Meksikën, ndërsa qëndra Ozanam i strehon ata vetëm për natën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA