Teksa presidenti Emanuel Macron zhvilloi homazhe në memorialin e burgut Montluc, protestuesit për reformën e pensioneve nuk e lanë të qetë.
Mijëra francezë, të vendosur për të kundërshtuar reformën e rritjes së moshës së pensioneve, zhvilluan protesta në Lion.
Gjatë kohës që po zhvilloheshin homazhet, ata nuk nguruan të ngrinin sërish zërin për vendimin e Marcron, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.
Një protestuese shprehu shqetësimin e saj për shtyrjen e moshës së pensioneve me dy vite, që e konsideron shumë të lodhshme për personat që punojnë ende.
“Unë jam 59 vjeçe. Kam ende tre vjet për të punuar dhe më shumë sepse fatkeqësisht do të kem vetëm 1400 euro, kjo nuk do të mjaftojë. Do të më duhet të punoj deri në vitin 2027. Nuk e shoh veten duke punuar në moshën 68-vjeçare. Nuk dua të vdes në punë, jam shofere autobusi. Kam pasur aksidente në punë dhe shpresoj që reforma të mos kalojë. Emanuel Macron duhet të punojë, duhet të punojë në terren. Dhe ta kuptojë që është e lodhshme”, tha Cathy Smadja – shofere autobusi.
Edhe pse protestat masive të dhunshme kanë vijuar prej kohësh për projektligjin e liderit francez, ai nuk është tërhequr.
I vendosur për ta çuar deri në fund vendimin e tij, presidenti e ka paraqitur për shqyrtim, me arsyetimin që do të ndihmojë ekonominë franceze.
Presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi ceremoninë tradicionale, duke përkujtuar ditën që shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë në 1945.
Top Channel