Ka nisur këtë të hënë turneu i Përfaqësueseve Rajonale për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15.
Lojtarët e Manchester City janë të karikuar në maksimum për dy gjysmëfinalet e Champions League ndaj Real Madrid.
Skuadra e Pep Guardiolës synon t’i dhurojë tifozëve kupën me veshë për herë të parë, por Reali mbetet një kundërshtar i frikshëm.
Bernardo Silva ka respekt për të madh për “Los Blancos”, ndërkohë që theksoi se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka për t’i eliminuar kampionët në fuqi.
“Do të tregoheshim budallenj nëse nuk do të respektonim Realin, por ne duam t’i eliminojmë. Ky është objektivi ynë i madh.
Do të përpiqemi të luajmë ndryshe krahasuar me vitin e kaluar. Për mua nuk ka rëndësi fakti që Reali ka eksperiencë në këtë kompeticion.
Nuk fiton fanella në futboll, kjo dihet nga të gjithë. Ata fitojnë, sepse kanë kampionë si Modric, Benzema, Kroos dhe Vinicius”, deklaroi portugezi.
Skuadra e Ancelottit eliminoi Man City vitin e kaluar, pikërisht në gjysmëfinalet e Championsit, pas një përmbysjeje të çmendur në “Santiago Bernabeu”./ SuperSport
Top Channel