Mijëra demonstrues kundër reformës së pensioneve marshojnë gjatë vizitës së Macron në Lion (fotot)

08/05/2023 19:07

Mijëra njerëz demonstruan sot në Lyon kundër reformës së pensioneve të qeverisë franceze, teksa presidenti Emmanuel Macron kishte ardhur në qytet për homazhe në memorialin e figurave të rezistencës.

Autoritetet kishin ndaluar grumbullimet në perimetrin rreth memorialit te luftës, dhe organizatorët u detyruan të ndaheshin në grupet për të marshuar drejt zonës së ndaluar.

“Rezistenca ka të bëjë me të gjithë ne, nuk është normale që të mos na lejojnë të marrim pjesë në ceremoninë e monumentit Montluc,” tha pensionisti Jean-Pierre Mestat.

“Njerëzit janë të zemëruar. Nëse ata duhet ta ulin këtë zemërim, duhet të veprojnë ndryshe”, shtoi ai.

Macron vendosi kurora në memorialin e Jean Moulin dhe figurave të tjera të rezistencës kundër Gjermanisë naziste.

Por mijëra demonstrues kishin ardhur në marshim duke goditur tenxhere e kapakë para barrierave të ngritura nga policia.

Më herët gazetari i rrjetit AFP tha se gaz lotsjellës u përdor kur disa protestues tentuan të hyjnë në perimetrin e ndaluar.

FOTO GALERI
2/4
Mijëra demonstrues kundër reformës së pensioneve marshojnë gjatë vizitës së Macron në Lion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA