Gara për mbijetesën në Superiore është mjaft interesante, ku kanë mbetur dhe 4 javë nga fundi, nga Erzeni deri tek Kastrioti janë në vorbullën e rënies nga kategoria.
Skuadra nga Shijaku, pas një nisje sezoni, ku i impresionoi të gjithë, në 2 fazat e fundit ka zhgënjyer e nga vendet e para ndodhet shumë pranë zonës së rrezikuat.
Aktualisht ekipi i Kapllanit pozicionohet i shtati me 39 pikë, dy më tepër se Kukësi i zonës play-off. Erzeni ka marrë vetëm 1 fitore në 13 ndeshjet e fundit, duke pasur ecurinë më negative.
Kukësi, në krahun tjetër, po ashtu ka treguar dobësi në këtë fazë të katërt, pasi nuk fiton prej 7 ndeshjesh radhazi. Kuksianët do e kenë në dorën e tyre fatin, pasi luajnë me Bylisin në transfertë dhe presion Erzenin në shtëpi, ndërkohë do të përballen dhe me Egnatian e Laçin.
Bylisi, në krahun, tjetër do e ketë shumë të rëndësishme përballjen me Kukësin, pasi do të jetë mundësia direkte për të shpresuar evitimin e rënies direkte.
Ballshiotët aktualisht janë të parafundit me 33 pikë, por kanë pësuar 3 humbje radhazi. Kjo ecuri i ka dhënë mundësinë Kastriotit që të afrohet me 1 pikë. Krutanët kanë humbur vetëm 2 nga 6 ndeshjet e fundit, por tashmë nuk u lejohen më gabime, nëse duan që të shmangin rënien direkte.
Top Channel