Katari dërgon ngarkesa ushqimi mjekimesh në konfliktin e Sudanit (fotot)

08/05/2023 19:36

Një fluturimi tretë ndihmash mbërriti sot në Sudan me më shumë se 20 ton furnizime ushqimore e mjekësore nga gjysmëhëna e kuqe e Katarit.

Me fluturimin e kthimit nga Port Sudan, 71 të evakuar u dërguan drejt Katarit, thanë autoritetet.

Zhvillimet vijnë teksa luftimet e ashpra në vend mes qeverisë dhe grupeve te organizuara rebele kanë vrarë qindra njerëz në vendin e varfëruar.

Disa marrëveshje armëpushimi të deklaruara kanë dështuar që prej nisjes së luftimeve ushtrisë dhe grupeve paramilitare që kërkojnë pushtetin.

Shumë nga të vrarët janë civilë ndërsa qindra të plagosur kanë bërë të jepen paralajmërim e për një katastrofë humanitare.

OKB ka thënë se dhe përpara nisjes së konfliktit një e treta e popullit të Sudanit kishin kërkuar asistencë humanitare.

Më shumë se 100,000 njerëz besohet se janë larguar nga vendi.

Rezidentë të pjesës veriore të kryeqytetit Kartum, thanë për rrjetin AFP se avionë luftarakë fluturojnë mbi kokat e tyre, ndërsa dëgjohen dhe të shtënat e armëve anti-ajrore.

Te shtënat anti-ajrore besohet se janë te ushtrisë se vendit prandaj cuditerisht avionët mund te jene duke u përdorur nga ushtria rebele.

Në qytetin e Detit të Kuq, Xhedah, kanë nisur bisedime për dhënien e ndihmës humanitare për popullatën e rrethuar pasi ata që nuk mund të largohen përballen me mangësi uji, ushqimi e mjekimesh.

FOTO GALERI
1/3
Një fluturimi tretë ndihmash mbërriti sot në Sudan me më shumë se 20 ton furnizime ushqimore e mjekësore nga gjysmëhëna e kuqe e Katarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA