Gafë e tmerrshme e portierit të Holandës, i dhuron fitoren kundërshtarit

08/05/2023 17:42

Portieri i Holandës, Jasper Cillessen ka bërë një gafë të tmerrshme këtë fundjavë në Eredivisie, duke i kushtuar humbjen skuadrës së tij, NEC Nijmeng, përballë Heerenveenit.

Teksa rezultati ishte mbërthyer në barazimin 2-2 dhe kishin mbetur vetëm tre minuta nga koha e rregullt, në portën e Cillessen erdhi një goditje e lehtë, por gardiani 34-vjeçar duket se nuk ishte aspak i orientuar dhe e lejoi topin të kalojë vijën fatale, pasi mesa duket kujtoi se po shkonte jashtë.

Një gafë vërtetë e rëndë për një portier me eksperiencën e Cillessen, që në të shkuarën ka luajtur për klube si Ajax, Barcelona, Valencia, etj., teksa verën e kaluar u rikthye në Eredivisie për të vijuar karrierën me NEC Nijmeng.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA