Një grua rreth të 60-ave ka rënë nga lartësia në një pallat në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë Stacionit të Trenit në Durrës. Shtetasja me iniciale E. K., banore e pallatit, ka rënë nga ballkoni i një apartamenti në katin e tretë. Ajo është përplasur fillimisht me tendën e njërit prej dyqaneve që ndodhet në katin e parë të objektit dhe më pas ka rënë në tokë.

Në gjendje të rënduar shëndetësore ajo është dërguar në spital. Mësohet se 60-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA