Dy të rinj nga Tirana u kapën në Sarandë duke tregtuar kanabis, të ndarë në doza.

32-vjeçari me iniciale L.H. dhe 33-vjeçari me iniciale O.B. përdornin një kamper, ku mbanin drogën. Klientët ishin kryesisht turistë.

Rreth 1500 doza me kanabis u sekuestruan, ndërsa ka nisur hetimi për dy të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA