Dorëhiqet kryeministri i Sllovakisë, vjen qeveria teknike mes thellimit të krizës (fotot)

08/05/2023 18:36
Eduard Heger ka dhënë dje dorëheqjen

Kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger ka dhënë dje dorëheqjen dhe do të zëvendësohet nga një zyrtar i përkohshëm, duke thelluar krizën politike disa muaj para zgjedhjeve në vend.

Sondazhet tregojnë se vota e shtatorit do të fitohet nga partitë miqësore me Moskën që kundërshtojnë ndihmën e mëtejshme ushtarake ndaj Ukrainës.

Zv. Guvernatori bankës qendrore të vendit Ľudovít Ódor, pritet të vijë kësaj jave në krye të qeverisë teknike pasi Eduard Heger dha dorëheqjen të dielën, ndërsa kishte hubur maxhorancën prej vitit të shkuar.

Nën qeverisjen e qendrës së djathtë të Heger, i cili ishte zgjedhur në 2021, Slovakia – anëtare e NATO dhe BE – ka qenë një mbështetëse e Ukrainës që prej nisjes së konfliktit me Rusinë, duke dërguar armatime dhe muajin që shkoi dërgoi dhe avionë të vjetër luftarakë MiG, prodhim sovjetik.

Por sondazhet tashmë tregojnë se partia e majtë Smer-SD e drejtuar nga ish-kryeministri Robert Fico, e cila kundërshton ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës dhe që fajëson “fashistët ukrainas” për nisjen e konfliktit atje që prej ndryshimit të pushtetit në 2014, e cila duket se do të fitojë në zgjedhjet e 30 shtatorit.

Fico, i cili ka drejtuar vendin nga 2006 deri në 2010 dhe më pas nga 2012 deri në 2018, ka bërë fushatë kundër “propagandës perëndimore” duke thënë se do të ndalojë dërgimet e armëve apo dhe kalimin e tyre në territorin e Sllovakisë, si dhe do të përdorë veton kundër sanksioneve “të kota” kundër Rusisë.

Presidentja sllovake Zuzana Čaputová, ka shpallur 46 vjeçarin Ódor, si udhëheqës të përkohshëm, i cili bëhet kryeministër i tretë që prej zgjedhjeve të vitit 2020, duke shtuar se do të marrë detyrën kësaj jave.

Panorama politike në vend po bëhet e fragmentuar prej rritjes së kostove të energjisë dhe ushqimit që çuan në prishjen e koalicionit të Heger. Ky i fundit dha dorëheqjen pas një serie dorëheqjesh të ministrave.

Ministri i jashtëm dhe ai i bujqësisë ishin të fundit që u larguan javës që shkoi, duke lënë që  Heger të drejtonte vetë disa ministri.

“Kam vendosur tërheqjen nga autoriteti im duke i lënë hapësirë presidentes të provojë një qeveri teknike”, tha dje Heger.

Ai kishte humbur një votëbesim në parlament në dhjetor pas largimit të anëtarëve të koalicionit, duke humbur maxhorancën.

Opozitari Fico ka fajësuar sanksionet e BE ndaj Rusisë për rritjen e çmimeve të energjisë  në vend. Partia e tij Smer-SD qëndron në krye të sondazheve me 17% te mbeshtetjes, e ndjekur nga një parti e vogël Hlas (Zëri), e formuar nga pasuesi tij si kryeministër Peter Pellegrini.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA